Latifi me rastin e 23 vjetorit të ‘Epopesë së Korrikut 1998’: Trimëria e sakrifica e kësaj treve do mbetet përgjithmonë në kujtesën e shqiptarëve

Latifi me rastin e 23 vjetorit të ‘Epopesë së Korrikut 1998’: Trimëria e sakrifica e kësaj treve do mbetet përgjithmonë në kujtesën e shqiptarëve

Kryetari i komunës së Rahovecit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Smajl Latifi ka bërë të ditur se në këtë komunë kanë filluar aktivitetet për shënimin e ‘Epopesë së Korrikut 1998’.

Latifi ka njoftuar se sot me rastin e 23 vjetorit të shënimit të ‘Epopesë së Korrikut 1998’ me bashkëluftëtarë, bashkëpunëtorë dhe familjarë të të rënëve kanë bërë homazhe te Muri i Pikëllimit aty ku rrezatojnë dëshmorët, Abdullah Bugari (dëshmori parë i luftimeve të korrikut) dhe Gëzim Hamza-Piktori, si dhe bashkëqytetarët liridashës që i vrau dora barbare serbe.

“Hyrja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rahovec është ndër kapitujt e historisë tonë kombëtare që i dha dimensione të reja luftës për çlirim. Rahoveci ishte arterie e veçantë e luftës së UÇK-së, jo vetëm për pozitën gjeografike, por edhe për gatishmërinë e popullit të kësaj ane për të qenë pjesë aktive e luftës për çlirim”.

“Luftimet e përgjakshme të korrikut 1998 janë edhe një dëshmi e fortë e përpjekjes, kontributit dhe angazhimit, rolit dhe peshës, të sakrificës së jashtëzakonshme dhe vlerave që pati e ka Rahoveci me rrethinë. Të gjitha këto dëshmi flasin edhe për shpirtin e madh, bujar dhe liridashës që kanë qytetarët tanë”.

Latifi ka thënë se lufta, trimëria e sakrifica e kësaj treve do mbetet përgjithmonë në kujtesën e shqiptarëve kudo që jetojnë.

Postimi i plotë:

NË RAHOVEC FILLOJNË AKTIVITETET PËR SHËNIMIN E “EPOPESË SË KORRIKUT 1998“

Sot, me rastin e 23 vjetorit të shënimit të “Epopesë së Korrikut 1998”, me bashkëluftëtarë, bashkëpunëtorë dhe familjarë të të rënëve, kemi bërë homazhe te Muri i Pikëllimit, aty ku rrezatojnë dëshmorët, Abdullah Bugari (dëshmori parë i luftimeve të korrikut) dhe Gëzim Hamza-Piktori, si dhe bashkëqytetarët liridashës që i vrau dora barbare serbe.

Hyrja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rahovec është ndër kapitujt e historisë tonë kombëtare që i dha dimensione të reja luftës për çlirim. Rahoveci ishte arterie e veçantë e luftës së UÇK-së, jo vetëm për pozitën gjeografike, por edhe për gatishmërinë e popullit të kësaj ane për të qenë pjesë aktive e luftës për çlirim.

Luftimet e përgjakshme të korrikut 1998 janë edhe një dëshmi e fortë e përpjekjes, kontributit dhe angazhimit, rolit dhe peshës, të sakrificës së jashtëzakonshme dhe vlerave që pati e ka Rahoveci me rrethinë. Të gjitha këto dëshmi flasin edhe për shpirtin e madh, bujar dhe liridashës që kanë qytetarët tanë.

Lufta, trimëria e sakrifica e kësaj treve do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e shqiptarëve kudo që jetojnë.

Nderim dhe lavdi e përhershme për dëshmorët, për gjithë të rënët në përballje dhe të vrarët, nga dt.17- 26 korrik 1998!

I paharruar qoftë kujtimi i tyre!

SL

 /Aleanca.press/