Latifi takon sportistin e dalluar të Rahovecit, Erzen Zyberaj

Latifi takon sportistin e dalluar të Rahovecit, Erzen Zyberaj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur sot në takim futbollistin dhe vrapuesin nga Drenoci i kësaj komune. Erzen Zyberaj.

Latifi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se përveç një futbollist i dalluar, Erzen Zyberaj është edhe një atlet i shkëlqyer

Erzeni vjen nga Drenoci i Rahovecit dhe po na bën krenar gjithandej. Përveçse një futbollist i dalluar, ai është edhe një atlet i shkëlqyer, i njohur për për vrapimin ultramaratonik nga Prishtina në Rahovec, me saktësisht në vendin e tij të lindjes, në Drenoc, ku edhe ka përfunduar me sukses vrapimin prej 63 kilometrave dhe atë për vetëm 5 orë e gjysmë, me ritëm mesatar të vrapimit 5.14 minuta për kilometer”, ka shkruar Latifi.

I pari i Rahovecit është zotuar se do ta mbështes Zyberajn në rrugëtimin e tij.

Së fundmi Erzeni, ka arritur të rrëmbejë edhe vendin e parë në maratonën virtuale “Prishtina 2020”, andaj e përgëzoj për arritjet e njëpasnjëshme dhe i dëshiroj mbarësi e suksese në rrugëtimin e tij, po ashtu e siguroj, se mbështetja komunale nuk do të mungojë. Kam bindjen se ky djalosh i përgatitur edhe më tej do të korri suksese duke u radhitur tek futbollistët dhe atletët më të mire”, është shprehur Latifi./Aleanca.press/.