Laureatët e Çmimit Nobel nderohen në mungesë, çmimet i marrin në vendlindje

Laureatët e Çmimit Nobel nderohen në mungesë, çmimet i marrin në vendlindje

Laureatët e Çmimit Nobel për sivjet do të nderohen në mungesë më 10 dhjetor, pasi që ceremonia këtë vit do të organizohet ndryshe për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Gjendja e krijuar si pasojë e kësaj pandemie, ka shtyrë zyrtarët e Akademisë së Stokholmit që të anulojnë ceremoninë së prezantimit të Çmimit Nobel në Oslo dhe atë të ndarjes së çmimeve për mjekësi, fizikë, kimi, letërsi dhe ekonomi, e cila mbahet në Stkoholm.

Çmim Nobel për sivjet pritet të pranojë Organizata Botërore për Ushqim, për “përpjekjet për të parandaluar shfrytëzimin e urisë si armë për luftë dhe konflikt”.

Kjo agjenci çmimin do ta marrë në Romë.

Në kryeqytetin suedez, do të transmetohet një ceremoni përmes televizionit, në të cilën do të publikohen disa klipe që shfaqin laureatët duke pranuar çmimet nëpër vendlindjet e tyre./Aleanca.press/