Daut Haradinaj: Në dy vite do të legalizojme dhjetëra mijëra objekte banesore që plotësojnë kushtet teknike

Daut Haradinaj: Në dy vite do të legalizojme dhjetëra mijëra objekte banesore që plotësojnë kushtet teknike

Në një paraqitje në një kanal televiziv, Daut Haradinaj, kandidat për kryetar të Prishtinës, ka thënë se në rrëmujën e ndërtimeve që shohim, e mira është që përkufizimi i lartësisë është sipas standardeve. Objektet rreth parkut të Velanisë janë me leje dhe sipas planit rregullativ. 

 

Por, Haradinaj theksoi se rreth 78% e objekteve në Prishtinë nuk e kanë dokumentacionin e mjaftueshëm që të legalizohen. 

 

Ai i tregoi mundësitë e legalizimit përmes ligjit për qytetarët që kanë jetuar në një objekt mbi 20 vjet. Gjithashtu, legalizimi bëhet edhe përmes kontrollës teknike. 

Haradinaj tha se kjo bëhet shumë thjeshtë përmes komisionit të jashtëm që themelohet nga kryetari i komunës. “Nësë përmbushën standardet, ky komision brenda 30 ditësh mund të jap lejen për legalizimin e objektit” – shtoi Haradinaj. 

 

Ai premtoi se të gjitha objektet që plotësojnë kushtet, do të merrnin pëlqimin teknik brenda dy viteve të para të mandatit të tij si kryetar komune. Kjo duke krijuar rreth 50 komisione me ekspertë që do kryenin kontrollat në tërë Kryeqytetin. 

 

Haradinaj tregoi për komisionin e krijuar nga Liburn Aliu si drejt i dikurshëm i urbanizmit, komision i cili dështoi dhe nuk e kreu asnjë detyrë. Janë mbi 44 mijë objekte të përbashkëta banesore që janë në pritje të marrjes së pëlqimit teknik dhe legalizimit. /Aleanca.Press/