Lekaj: Vota ime do të jetë pro tërheqjes së 30% nga Trusti!

Lekaj: Vota ime do të jetë pro tërheqjes së 30% nga Trusti!

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë që vota e tij do të jetë pro tërheqjes së 30 përqindëshit të Trustit për qytetarët e Kosovës.

Po ashtu ai tha që uron që pozita të jetë me qytetarin.

“Po, vota ime dhe zëri im në Komisionin për Buxhet do të jenë Pro Tërheqjes së 30% të Trustit nga qytetarët e Kosovës.

Çaste para diskutimit të këtij Projektligji

Uroj që sot edhe Pozita do të jetë me qytetarët”, ka shkruar Lekaj në Facebook./Aleanca.press/