Lëndohen dy meshkuj dhe digjet një lopë nga zjarri në Lipjan

Në fshatin Dobraj e Madhe në Lipjan janë lënduar dy persona nga zjarri dhe është djegur një lopë, thuhet në raportin e Policisë, përcjell Aleanca.press.
‘Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se për shkaqe të pa njohura është përfshirë nga zjarri një shtallë e bagëtive, ku është djegur një kafshë (lopë). Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar edhe dy meshkuj kosovarë, të cilët pas marrjes se ndihmës së parë së QKMF Lipjan janë liruar në shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, eksperti i zjarreve, njësiti i KEDS-it, inspektori komunal dhe veterinari’, thuhet në raport.