Macroni dyshohet se ka qenë cak i spiunimit nga Maroku

Macroni dyshohet se ka qenë cak i spiunimit nga Maroku

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është një nga udhëheqësit botërorë që besohet se kanë qenë cak i harkimit të telefonave përmes një softueri për spiunim, raportojnë mediet.

Softueri Pegasus, i zhvilluar nga një kompani izraelite, futet në telefona dhe ua mundëson operatorëve që t’i spiunojnë ata që i bëjnë cak.

Udhëheqësit politikë janë në listën e rreth 50.000 numrave të telefonit që besohet se ishin me interes për klientët e kompanisë izraelite, NSO Group.

Sidoqoftë, vetëm kompania ka mohuar se ka bërë ndonjë gjë të gabuar, duke thënë se softueri i saj është zhvilluar me qëllim që të përdoret vetëm kundër kriminelëve dhe terroristëve, shkruan BBC.

Gazeta franceze, “Le Monde”, raportoi se shërbimet marokene të inteligjencës kishin identifikuar një telefon që Macroni ishte duke e përdorur nga viti 2017.

Sidoqoftë, Maroku ka mohuar se është klient i zhvilluesit izraelit të softuerit Pegasus.

Në anën tjetër, presidenca franceze tha se nëse këto zbulime janë të vërteta, ato do të ishin shumë serioze.