Marina Vjollca shfaqet glamuroze me imazhet e reja

Marina Vjollca shfaqet glamuroze me imazhet e reja

Prezantuesja e njohur, Marina Vjollca, është ndër më të komentuarat në rrjet.

Ajo shpesh mundohet të qëndrojë afër fansave, duke u sjellë imazhe të shumta nga jeta dhe karriera profesionale.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Marina ka arritur që të lë gojëhapur 1.4 milion ndjekësit e saj.

 

Bukuroshja brune kësaj here erdhi me një veshje glamuroze, çka bëri të dukej tejet fine.

Sigurisht që ajo kishte vënë në fokus edhe linjat e formësuara trupore, të fituara përmes stërvitjeve në palestër.

 

“Më kënaqni zemrën me komente”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Përndryshe Vjollca është e angazhuar me punë, pasi jep maksimumin e saj në emisionin “Klanifornia”./Aleanca.press/