Mbante armë në brez e në shtëpi, arrestohet nga policia

Mbante armë në brez e në shtëpi, arrestohet nga policia

Me 8 qershor 2021, policia në Prizren kishte pranuar informacion se një qytetar mbante dhe ekspozonte armë në brezin e tij. Rasti kishte ndodhur në rrugën “Turgut Ozal” në Prizren. Shqetësimit të qytetarëve policia ju kishte përgjigjur menjëherë, duke e ndaluar të dyshimtin dhe gjatë kontrollit trupor ju kishte gjetur një armë e tipit pistoletë.

Hetuesit policor pas gjetjes së armës dhe ndalimit të personit të dyshimtë, informuan prokurorin e Shtetit nga i cili morën autorizim për kontrolle edhe në shtëpinë e personit të dyshimtë.

Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, policia gjeten ne posedim të personit të dyshimtë edhe të dy armë tjera të tipit pistoleta së bashku me municionin përkatës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej tri armë pistoleta, 50 fishek kalibër 6.35 mm, 26 fishek kalibër 7.65 mm, 15 fishek kalibër i panjohur, 19 fishek të pistoletës me gaz dhe 1 fishek me mbishkrim 9x17.

Për veprën penal mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve u ndalua i dyshimti A.Xh i lindur në vitin 1994, i cili më aktvendim të prokurorit të Shtetit ndalohet në mbajtje në afat prej 48 orë.
Me rastin po merren hetimet rajonale në Prizren.