Mbi 500 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Mbi 500 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ditëve të fundit është shënuar një rritje e numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë.

Vetëm sot, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, 48 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, kurse asnjë person nuk ka vdekur.

Në bazë të njoftimit të fundit, numri i të shëruarve për 24 orë është 5, ndërsa janë testuar 2 mijë e 288 persona.

Kurse raste aktive në vend janë 582./Aleanca.press/

May be an image of 2 people and text