Meksikë: Raportohen 13 të vdekur dhe 70 të plagosur nga shembja e mbikalimit të metrosë

Meksikë: Raportohen 13 të vdekur dhe 70 të plagosur nga shembja e mbikalimit të metrosë

Një tragjedi ka ndodhur në kryeqytetin e Meksikës, teksa gjatë natës është shembur mbikalimi i metrosë.

Si pasojë e shembjes së mbikalimit, humbën jetën 13 persona dhe mbetën të plagosur 70 të tjerë.

Gjersa vijojnë kërkimet për të tjerë të mbijetuar, ekipet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur kërkimet për të gjetur sa më shumë njerëz të cilët gjenden nën rrënoja.

Kryebashkiakja e Mexico City, Claudia Sheibaum tha se zjarrfikësit dhe mbrojtësit civilë janë angazhuar në operacione shpëtimi.