Mësohet se kur pritet të debutojë Zhegrova te Lille

Mësohet se kur pritet të debutojë Zhegrova te Lille

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova ditë më parë u zyrtarizua te klubi francez Lille mirëpo ende nuk ka debutuar në lojë.

Megjithatë sipas mediave franceze, Zhegrova mund të debutojë në ndeshjen e ardhshme.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet të shtunën në orën 17:00, e ku Lille përballet kundër Brestit.

Zhegrova ka nënshkruar me klubin francez deri në vitin 2026./Aleanca.press/