Meta: Edhe më parë janë ngritur aktakuza, por pafajësia gjithmonë është konfirmuar

Meta: Edhe më parë janë ngritur aktakuza, por pafajësia gjithmonë është konfirmuar

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka dalë në mbështetje homologut të tij nga Kosova, Hashim Thaçit, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, pas aktakuzës të ngritur nga Gjykata Speciale.

Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se lufta e UÇK-së që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi i regjimit të Millosheviçit, rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare.

Lufta e UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi i regjimit kriminal të Millosheviçit, rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare, jo vetëm për lirinë dhe themelimin e Republikës së Kosovës në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, por edhe për paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë e saj europiane dhe të rajonit tonë”, është shprehur Meta.

Ai ka thënë se beson në pafajësinë e Presidentit Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre.

 

Postimi i plotë:

Lufta e UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi i regjimit kriminal të Millosheviçit, rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare, jo vetëm për lirinë dhe themelimin e Republikës së Kosovës në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, por edhe për paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë e saj europiane dhe të rajonit tonë.

Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre.

Edhe më parë janë ngritur akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK, por pafajësia e tyre dhe drejtësia e luftës është konfirmuar.

Ne besojmë se kjo do të ndodhë përsëri./aleanca.press/