Mijëra pjesëtarë të Policisë janë duke punuar 12 orë në ditë

Mijëra pjesëtarë të Policisë janë duke punuar 12 orë në ditë

Policia e Kosovës vazhdon të punojë me orar të zgjatur. Nga 8 orë, orari i secilit pjesëtar të Policisë është tani 12 orë në ditë, për shkak të inkuadrimit të rolit primar të Policisë në planin qeveritar për menaxhim të situatës me pandeminë.

Shumica dërrmuese e Policisë po punon me orar 12-orësh”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Me këtë orar ai tha se policia është duke punuar që nga fillimi i pandemisë. Numri i pjesëtarëve të uniformuar arrin shifrën rreth 8 mijë veta.

Këtë orar e kemi që nga fillimi i pandemisë, me pak ndërprerje gjatë muajit qershor, kur patë rënie të numrit të rasteve dhe u liruan pak masat”, ka thënë Krasniqi.