Ministri i Drejtësisë viziton burgun e sigurisë së lartë në Gërdoc të Podujevës

Ministri i Drejtësisë viziton burgun e sigurisë së lartë në Gërdoc të Podujevës

 

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i shoqëruar nga Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Sabri Bajgora dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues (ShKK), Nehat Thaçi, kanë vizituar burgun e sigurisë së lartë në Gërdoc të Podujevës.

Pas vizitës, ministri Selimi ka bërë të ditur se është takuar me tre grupe të të burgosurve për t’i dëgjuar ankesat dhe kërkesat e tyre.

Ne patëm rast të takohemi me tre grupe të të burgosurve. I dëgjuam ankesat dhe kërkesat e tyre. Disa prej kërkesave tyre janë të realizueshme, por pamundësohen tani për shkak të situatës së pandemisë”, ka thënë Selimi.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi u shpreh se vizita e sotme është dëshmi se institucionet e Kosovës kanë obligim që të burgosurit t’i rehabilitojnë dhe t’i bëjnë të gatshëm për të ardhmen e tyre jashtë grilave.

Ishte mesazh vërtetë i qartë, ishte një dëshmi e cila dita-ditës ne po e dëshmojmë që institucionet e Kosovës konkretisht, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka obligim që të gjithë të burgosurit këtu t’i rehabilitojë dhe risocializojë. Një prej hapave për risocializim dhe rehabilitim të tyre është edhe vizita e sotit”, ka thënë Thaçi.

Vizitë Burgut të Sigurisë së Lartë në Gërdoc të Podujevës

Posted by Selim Selimi on E premte, 31 korrik 2020