Ministri Sveçla tregon se kur do të procedohet në Qeveri Ligji për Paga

Ministri Sveçla tregon se kur do të procedohet në Qeveri Ligji për Paga

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Ligji për Pagat do të procedohet në Qeveri gjatë muajit mars.

Sveçla tha se për Ministrinë e Punëve të Brendshme është e rëndësisë vitale që lista të reflektojë parime dhe barazi.

Ministria e Punëve të Brendshme është e përkushtuar dhe e trajton me prioritet përfundimin e Ligjit për Paga në sektorin publik. Për Ministrinë e Punëve të Brendshme është e rëndësisë vitale që lista të reflektojë parime dhe barazi. Në fillim të këtij viti janë kontaktuar edhe sindikatat relevante dhe do të fillojnë konsultimet paraprake. Muaji shkurt është i rezervuar për një debat publik të gjerë. Gjatë muajit mars, Ministria e Punëve të Brendshme do ta procedojë ligjim për miratim në Qeveri”, tha Sveçla./Aleanca.press/