Ministrja e Financave ka një lajm të mirë për përfituesit e masës 15

Ministrja e Financave ka një lajm të mirë për përfituesit e masës 15

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se janë realizuar pagesat për masën 15 në shumën prej 1,991,210.00 euro.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se janë 15,317 familje përfituese të cilat nuk kanë asnjë anëtar të familjes të punësuar.

Kam kënaqësinë t’ju informoj se sot (dt. 29.06.2020) Ministria e Financave ka realizuar pagesat për masën 15 në shumë prej 1,991,210.00 euro për 15,317 familje përfituese të cilët nuk kanë asnjë anëtar të familjes të punësuar”, ka shkruar Bajrami.

Sipas saj, përfituesit mund t’i tërheqin mjetet që nga dita e nesërme.

 

Postimi i plotë:

Kam kënaqësinë t’ju informoj se sot (dt. 29.06.2020) Ministria e Financave ka realizuar pagesat për masën 15 në shumë prej 1,991,210.00 euro për 15,317 familje përfituese të cilët nuk kanë asnjë anëtar të familjes të punësuar.

Përfituesit mund t’i tërheqin mjetet që nga dita e nesërme.

Me këtë rast, lusim përfituesit që të kenë kujdes të shtuar, të shmangin radhët apo grumbullimin para sporteleve, në pajtim me udhëzimet nga institucionet shëndetësore./aleanca.press/