Morena Taraku së shpejti do të lansojë këngën me reperin e njohur

Morena Taraku së shpejti do të lansojë këngën me reperin e njohur

Këngëtarja dhe njëherësh modelja, Morena Taraku, është mjaft e komentuar në faqet rozë.

Ani pse ajo shpesh shfaqet e rezervuar sa i përket jetës personale, ana profesionale mbetet të jetë caku.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, bukuroshja shqiptare ka bërë të ditur se do të vijë me një bashkëpunim.

Bëhet fjalë për këngën me reperin Stresi, e që nuk kanë bërë të ditur detaje shtesë asnjëri prej tyre.

Sido që të jetë, fansat e tyre menjëherë kanë filluar të krijojnë imazhe të dyshes dhe komente pozitive në rrjet.

Ky paralajmërim ka ardhur edhe kohë më parë, ku edhe atëherë Morena ishte ajo që bëri prononcimin.

Vlen të përmendet se kjo nuk është hera e parë që ata do të bëjnë duet, pasi para pesë vitesh ata sollën këngën “Ki me bo”./Aleanca.press/