Mot jo stabil gjatë kësaj jave

Mot jo stabil gjatë kësaj jave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Sipas IHK, kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte për mot të vranët dhe me intervale diellore.

Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm. Nuk përjashtohen mundësitë edhe për shkarkime rrufesh. Kjo situatë meteorologjike me mot labil pritet deri ditën e enjte, transmeton Telegrafi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s./Aleanca.press/