Moti sot

Moti sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) parashikon që të shtunën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat parashihen të sjellin reshje lokale shiu të shoqëruara me rrufe.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-30 gradë celsius. Indeksi UV vazhdon të mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.