‘Motori i vjedhur’ bën kërrsh dy të rinj në Pejë, njëri sulmon me shkop druri, tjetri ther me thikë

‘Motori i vjedhur’ bën kërrsh dy të rinj në Pejë, njëri sulmon me shkop druri, tjetri ther me thikë

Sot në mesditë në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, ka ndodhur një përleshje mes dy të rinjve, të cilës i parapriu një fjalosje për një motor.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia, të cilët kanë hasur në njërin nga të dyshuarit dhe një dëshmitar. I dyshuari është dërguar në spital për tretman mjekësor, ndërsa më dëshmitari është intervistuar.

Dëshmitari ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur në një autolarje, ku njëri nga të dyshuarit ka shkuar me një motor, ndërsa i dyshuari tjetër i ka thënë se ai automjet është vjedhur.

Kjo fjalë mjaftoi që i dyshuari i parë ta marrë një shkop të drurit dhe ta godasë personin tjetër, ndërsa ky i fundit e ther me thikë të parin në krahun e majtë dhe më pas ikë.

Mirëpo i dyshuari i parë nuk është ‘dorëzuar’, pasi filloi ta ndjekë atë dhe e ka goditur me shkop në motor duke i shkaktuar dëme materiale.

Burimet e Sinjali njoftojnë i dyshuari i parë është ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyti është në kërkim policor për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Përveç policëve, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e hetimeve dhe krimit, të cilët kanë bërë shikimin e pamjeve të kamerave dhe i kanë siguruar provat materiale lidhur me rastin./Aleanca.press/