Muharremaj kërkon nga MPB të krijoj kushte në Qendrën e regjistrimit të automjeteve në Suharekë

Muharremaj kërkon nga MPB të krijoj kushte në Qendrën e regjistrimit të automjeteve në Suharekë

Kryetari i komunës së Suharekës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bali Muharremaj ka apeluar tek MPB që të mundësoj kushte për punë në Qendrën për pajisjen e dokumenteve dhe regjistrimit të automjeteve në Suharekë.

Muharremaj ka thënë se qytetarët janë ankuar e sidomos mërgimtarët, për kushte jo të mira, sidomos për temperaturat shumë të larta brenda objektit, i cili ka të dëmtuar sistemin e klimatizimit.

Të gjitha institucionet duhet të kemi shërbime sa më të avansuara”, ka shkruar Muharrmej në Facebook.  /Aleanca.press/