Murati: Do t’i mbështesim bizneset për qiratë dhe pagat e punëtorëve

Murati: Do t’i mbështesim bizneset për qiratë dhe pagat e punëtorëve

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se pas marrjes së masave do të mbështeten bizneset e prekura nga ky vendim, duke i mbështetur në shpenzimet fikse, si qiraja dhe pagat e punëtorëve.

Murati theksoi se pakoja e rimëkëmbjes ekonomike do të hartohet pas kalimit të gjendjes emergjente ku do të përfshijë më shumë sektor të ekonomisë.

“Siç edhe e theksuam qëllimi primar është që të ruhen jetët e njerëzve. Në një situatë të vështirë financiare nuk është vendim i lehtë për të shpenzuar mjete shtesë, por marr parasysh situatën ekonomike ne si ministri jemi të gatshëm të qëndrojmë pranë vendimeve të Qeverisë. Kemi bërë të pamundër që edhe shëndeti ekonomik të mos jetë i keq. Të sigurojmë një balancë ne mes ekonomisë dhe uljes së rasteve. Sa i përket masave për biznese, ne kemi takua përfaqësues të sekotrëve dhe i kemi siguru që do t‘i mbështesim, për ndihma konkrete do t’i publikojmë ditëve në vijim. Të mbështeten qirat dhe pagat e punëtoreve. Të ruhet shëndeti ekonmik dhe vendet e punës. Do të dalim me masa konkrete. Mbështetja në shpenzimet fikse qirat dhe punëtorët është primare, për çdo sektor do të bëhet dizajnim specifik”, tha ai. 

“ Për momentin nuk po flasim për pako të rimëkëmbjes, do të vije dhe do të ketë përfshirje shumë më të gjerë. Për rimëkëmbje ekonomike do të jetë tek pasi ta kemi kaluar gjendjen emergjente”, shtoi ai.

“Shuma përfundimtare dihet kur të kenë aplikuar të giitha bizneset sepse aplikimi do të bëhet përmes një sistemi në ATK”, tha Murati.

/Aleanca.press/