Mustafa: Fjala e lirë është themeli i demokracisë edhe atëherë kur nuk na pëlqen

Mustafa: Fjala e lirë është themeli i demokracisë edhe atëherë kur nuk na pëlqen

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit për vaksinat, raportimet e mediave dhe presionin e pushtetit të Albin Kurtit ndaj mediave, ku sot në orët e mëngjesit Policë të Krimeve të Rënda zbarkuan në zyret e mediumit që raportoi.

Mustafa me anë të një postimi në Facebook ka thënë se fjala e lirë, e sidomos atëherë kur nuk na pëlqen, është themeli i lirisë dhe demokracisë, shkruan lajmi.net.

Mustafa ka thënë se nuk e ka të drejtën as shumica e as turma që ta heshtë fjalën e lirë.

Postimi i plotë:

Fjala e lirë, edhe atëherë kur nuk na pëlqen, e sidomos kur nuk na pëlqen, është themeli i lirisë dhe demokracisë. Nuk e kanë të drejtën as shumica, as turma, as politika ta heshtin fjalën e lirë, veç pse s’ju pëlqen, veç pse i djersitë. Marrja në pyetje e gazetarëve të Insajderit sot është hapi i parë drejt shkeljes flagrante të lirisë së fjalës, të garantuar me Kushtetutë!

“Nëse hiqet liria e fjalës, atëherë memecë dhe të heshtur mund të na çojnë, si dele në thertore.”

George Washington.