Mustafa ironizon me deklaratën e Osmanit për kthimin e mundshëm në LDK: Dikujt mund t’i bie ndërmend të bëhet edhe mbretëreshë

Mustafa ironizon me deklaratën e Osmanit për kthimin e mundshëm në LDK: Dikujt mund t’i bie ndërmend të bëhet edhe mbretëreshë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka ironizuar me deklaratën e Vjosa Osmanit, pasi kjo e fundit u deklarua për një kthim të mundshëm në LDK nëse nga kjo parti do të largohej kryesia aktuale.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se dikujt mund t’i bie ndërmend të bëhet edhe mbretëreshë e Mbretërisë së Bashkuar.

“Nuk e shoh të arsyeshme të komentoj, çfarë kujt i bie ndërmend të deklarojë. Mund t’i bie ndërmend dikujt nga ne të bëhet edhe mbretëreshë e Mbretërisë së Bashkuar, në qoftë së tërhiqet Elizabeta”, ka thënë Mustafa për Telegrafin.

Ndërkohë, u.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani tash e një kohë ka kundërshtuar lidershipin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e në veçanti kreun e kësaj partie, Isa Mustafa.

Ndryshe, LDK kishte shkarkuar Vjosa Osmanin nga pozita e nënkryetares dhe e kryesisë së këtij subjekti politik, në qershor të vitit të kaluar. Përplasjet kishin filluar pasi Osmani kishte shprehur publikisht pakënaqësitë e saja lidhur me prishjen e koalicionit mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjithashtu, Osmani kishte kundërshtuar edhe formimin e Qeverisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në koalicion me AAK dhe Nismën Socialdemokrate. /Aleanca.press/