Nazim Gagica zgjidhet kryetar i AAK-së në Gjilan

Nazim Gagica zgjidhet kryetar i AAK-së në Gjilan

Sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan ka mbajtur Kuvendin e IX Zgjedhor i cili ka zgjedhur kryetarin e degës, Keshillin Drejtues dhe delegatët për Kuvendin Qendror.

Kështu ka bërë të ditur AAK dega në Gjilan  përmes një komunikate për media në faqen zyrtare.

Komunikata e plotë:

Nazim Gagica zgjidhet kryetar i AAK-së në Gjilan

Sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan ka mbajtur Kuvendin e IX Zgjedhor.

Në këtë Kuvend nga 140 delegatë, morën pjesë 127 të cilët me votë unanime kanë zgjedhur kryetar të Degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica.

Kuvendi i IX Zgjedhor ka zgjedhur edhe Këshillin Drejtues të degës.

Po ashtu, Kuvendi ka zgjedhur sot edhe delegatët për Kuvendin Qendror i cili do të mbahet në fillim të Qershorit.

Prezent në Kuvendin e degës së AAK-së ishte edhe kryetari Ramush Haradinaj.

Zyra për Informim e AAK-së

Gjilan