Ndalohet pronari i një kompanie në Gjilan, i shkaktoi dëm 66 mijë euro buxhetit të komunës

Ndalohet pronari i një kompanie në Gjilan, i shkaktoi dëm 66 mijë euro buxhetit të komunës

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ndaluar të dyshuarin M.I., pronar i kompanisë “Arch Design”, pasi i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari ishte kontraktuar nga komuna e Gjilanit për mbikëqyrjen e punimeve të palestrës së sporteve në fshatin Zhegër.

Dyshohet se ai, në cilësi të mbikëqyrësit të punimeve të palestrës së sporteve në fshatin Zhegër, që nga data 12 korrik 2017 deri më 3 dhjetor 2020 ka pranuar si pozicione të kryera, punë të pakryera në vlerë rreth 66 mijë euro, duke e dëmtuar buxhetin e komunës së Gjilanit, ndërsa kompanisë ‘’Vision Project/Dino-SHPK’’, i ka siguruar përfitim material në shumën e lartcekur”, thuhet në komunikatën për shtyp të prokurorisë./Aleanca.press/