Ndërron jetë i riu nga Mitrovica, e zuri vinçi teksa ishte në vendin e tij të punës

Ndërron jetë i riu nga Mitrovica, e zuri vinçi teksa ishte në vendin e tij të punës

Në mënyrë aksidentale, ka ndërruar jetë këtë të martë, i riu nga Mitrovica, Perparim Peci.

Ai ishte duke punuar në kompaninë “Tehno Burimi”, ku mori lëndime vdekjeprurëse, teksa ishte duke punuar gjatë të martës.

“Tehno Burimi”, në Mitrovicë, ku ishte duke punuar i riu, është kompani që merren me punime të vrazhda me beton, raporton Gazetablic.

Një familjar i viktimës ka thënë në kushte se Perparim Peci, kishte marrë plagë të rënda vdekjeprurëse, pasi që e kishte zënë vinçi, teksa ishte duke kryer punën e tij./Aleanca.press/