Ndërron jetë luftëtari Vajdin Berisha, Haradinaj: vdekja e tij është humbje për të gjithë

Sot ka ndërruar jetë luftëtari Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqës për shumë vjet i Organizatës së Veteranëve në Rahovec, Vajdin Berisha.
Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj e ka quajtur lajm të trisht ndarjen nga jeta e luftëtarit Vajdin Berisha.
Ai tha se Berisha ishte njeri me vyrtyte të larta e atdhetar i dëshmuar.
“I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të Vajdin Berishës, luftëtar i dalluar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqës për shumë vjet i Organizatës së Veteranëve në Rahovec.
Njeri me virtyte të larta e atdhetar i dëshmuar, vdekja e tij është humbje për të gjithë.
Ndajmë dhembjen me familjen dhe bashkëluftëtarët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.