Në aktakuzë përfshihet një vrasje në Kukës, përmendet emri i Sabit Gecit

Në aktakuzë përfshihet një vrasje në Kukës, përmendet emri i Sabit Gecit

Dhomat e Specializuara në Hagë dje kanë bërë publike aktakuzën për krime lufte kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Kjo aktakuzë, prej 68 faqesh, që është e redaktuar, është konfirmuar më 26 tetor 2020, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Specialja pretendon se më 17 maj 1999 në Kukës të Shqipërisë, u arrestua një person nga disa anëtarë të UÇK-së dhe u ndalua në një ish-fabrikë të metalit në Shqipëri, bashkë me disa të ndaluar të tjerë, ku “u rrahën egërsisht pothuajse çdo ditë nga anëtarë të UÇK-së”, ndër ta, sipas aktakuzës ka qenë edhe Sabit Geci.

Në aktakuzë thuhet se më 4 qershor, gjatë një keqtrajtimi, personi që u rrah u qëllua, derisa të nesërmen kishte vdekur si pasojë e keqtrajtimit.

“Kukës, Shqipëri

164. Më 17 maj 1999, ose rreth kësaj date, [REDAKTUAR] u arrestua dhe u mbajt i ndaluar nga disa anëtarë të UÇK-së në një ish-fabrikë metali në Kukës, Shqipëri. [REDAKTUAR] dhe të ndaluar të tjerë u rrahën egërsisht pothuaj çdo ditë nga disa anëtarë të UÇK-së, ndër të cilët Sabit GECI. Më 4 qershor 1999, ose rreth kësaj date, gjatë një keqtrajtimi të tillë, [REDAKTUAR] u qëllua [REDAKTUAR]. Të nesërmen [REDAKTUAR] vdiq si pasojë e keqtrajtimit.”, thuhet në aktakuzë./Aleanca.press/