Në mesin e të vdekurve në aksidentin në Bullgari ishte edhe asistentja e Universitetit të Tetovës

Në mesin e të vdekurve në aksidentin në Bullgari ishte edhe asistentja e Universitetit të Tetovës

Edhe Tetova është në zi. Tetovarët humbën 6 bashkëqytetarë të tyre në tragjedinë në Bullgari. Ekipi i televizionit Alsat vizitoi sot familjen Beluli nga Tetova që humbën vajzën e tyre, studenten 23 vjeçare Albinën bashkë me të fejuarin e saj, por edhe familjet e tjera, Fejzuli dhe Ahmeti.

 Ata presin në ankth, lajmet për kthimin e kufomave të të dashurve të tyre nga Bullgaria, por edhe ndonjë informatë shtesë së kur do të ndodh kjo. 23 vjeçarja Albina ishte asistente në fakultetin juridik në Universitetin e Tetovës.

Dekani i këtij fakulteti Qebier Avziu në një deklaratë për Alsat, tregoi se Albina ishte studente mjaft e suksesshme./Aleanca.press/