Në QKUK për tre muaj u realizuan 5 mijë e 664 analiza mikrobiologjike

Në QKUK për tre muaj u realizuan 5 mijë e 664 analiza mikrobiologjike

Kështu ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, sipas së cilit nga to, 1 mijë e 806 mostra ishin të Traktit Urogjenital, 934 të Traktit Respirator dhe 511 të Traktit Gastrointestinal.

“Nga janari deri në mars u kryen edhe 1 mijë e 555 teste për infeksione spitalore, 196 teste imunokromatografike dhe 662 teste aerologjike”, thuhet në njoftim.

/Aleanca.press/