Nesër në ora 15:00 varroset babai i Hysni Gucatit

Nesër në ora 15:00 varroset babai i Hysni Gucatit

Pas një sëmundje të gjatë, sot ka ndërruar jetë babai i kreut të OVL-UÇK’së, Hysni Gucati.

Njoftimin për vdekjen e gjyshit të tij e ka bërë djali i Hysni Gucatit, Musli Gucati.

Varrimi i të ndjerit Avdullah Hasan Gucatit do të bëhet nesër në ora 15:00, në varrezat e fshatit Marinë që gjenden afër kompleksit memorial të dëshmorëve.

Ende nuk dihet  nëse Gucati do të lejohet të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.