Ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë

Ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë

Ngjarjet e ditës 3 gusht 2021 në Kosovë.

10:00

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë “Telekomi i Kosovës” sh.a., për vitin 2020. Të ftuar: Kryeshefi ekzekutiv dhe Kryesuesi i Bordit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)

10:00

Mbahet tryezë diskutimi me temën “Luftimi i Urrejtjes në Kosovë”(Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë shënojnë hapjen e Muajit të Rinisë me mundësi të punës praktike për 900 të rinj. (Parku i Gërmisë) 

10:00

Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare. (Kuvendi i Kosovës, salla e seancave plenare)

11:00

Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti raporton bordi dhe menaxhmenti i NP KOSTT, lidhur me organizmin e brendshëm dhe zbatimin e projekteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

11:00

Në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport raporton Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

11:00

Kryetarit të PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj, mban konferencë për medie. (Sheshi Shatërvan, Prizren)

14:00

Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla  C 301)/Aleanca.press/