Ngritet padi ndaj Jeta Xharrës, i përfshirë edhe Haki Abazi

Ngritet padi ndaj Jeta Xharrës, i përfshirë edhe Haki Abazi

Astrit Istrefi, Burim Ejupi dhe Visar Azemi, themelues dhe anëtar të Bordit të Drejtorëve të Fondacionit SHTëPIA E SHOQëRISë CIVILE – CSH, kanë ngritur padi kundër Dajana Berishës, Jeta Xharrës dhe Fondacionit Shtëpia e Shoqërisë Civile. 

Ata kanë kërkuar edhe masë sigurie, por në seancën e mbajtur sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, nuk është marë ndonjë vendim. 

Përderisa Gjykata ka kërkuar nga të dy palët argumente shtesë, të paditurit kanë pretentuar se kanë vepruar në pajtim me ligjin kur kanë larguar nga bordi paditësit Istrefi, Ejupi e Azemi, për t’i zvendësuar ata me Faruk Ispahiun, Fatos Lajçin dhe Luan Dalipin. Ky i fundit kishte shërbyer shef i stafit në kabinetin e ish Kryeministrit Albin Kurti.

Paditësit, ishin bërë bashkë në vitin 2017, për të themeluar fondacionin. Ata i kishte ndihmuar Haki Abazi ish zv.kryeministër nga radhët e VV-së, duke iu siguruar nga Fondacioni Rockfeller Brothers një donacion prej një milionë eurosh. 

Astriti, Burimi e Visari, kanë paditur edhe Ministrinë e Administratës Publike, sepse ata me pa të drejtë kanë rifreskuar të dhenat e këtij fondacioni, sipas udhëzimeve të Dajanës, Jetës dhe Hakiut. 

Ata frikësohen se Xharra dhe Berisha mund të bëjnë tjetërsim të pronës së Fondacionit, andaj kanë kërkuar që Gjykata të hedh poshtë vendimet e datës 5 gusht 2019 dhe të kufizojnë anëtarët e Fondacionit. 

Fondacioni Rocfellers Brothers, vazhdimisht ka financuar në projekte që kanë promovuar politikat e majta. Në Ballkanin Perëndimor, përpos BIRN që udhëheqet nga Jeta Xharra, ata financojnë edhe një lëvizje ambientaliste malazeze “Forum MNE”, Festivalin “DokuFest” në Kosovë, Humanitarian Law Center dhe CRTA në Serbi. 

Që nga viti 2015, BIRN ka marrë 500.000 euro donacione nga Rocfellerët, ndërsa DokuFest-i me seli në Prizren 145.000 euro.   

 
/Aleanca.press/