Nitaj kërkon që të bëhet një nismë e re për personat që nuk kanë biznes dhe që nuk janë përfitues të trustit!

Nitaj kërkon që të bëhet një nismë e re për personat që nuk kanë biznes dhe që nuk janë përfitues të trustit!

Nënkryetari i AAK-së-Muharrem Nitaj, e ka mirëpritur kalimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në Kuvend.

Po, sipas tij ky ligj është një ligj i mbijetesës ekonomike, përcjell Aleanca.press.

Madje ai ka kërkuar që një nismë e re të thirret për personat të cilët nuk kanë as biznes dhe as nuk janë përfitues të trustit.

'Nuk mu ka mbushur mendja asnjëherë se ligji i miratuar dje në Kuvend është ligj për Rimekembjen Ekonomike. Ky ligj është ligj i mbijetesës ekonomike, por edhe si i tillë nuk e ndihmon një pjesë të madhe të popullates në Kosoveë. Çfarë ndodhë me ata të tjerët që as nuk kanë biznese, as punë e as trust!? Duhet të ketë edhe një tjetër nismë për këtë kategori', ka shkruar Nitaj në Facebook./Aleanca.press/