Një punonjës i Telekomit të Kosovës vdes nga Covidi

Një punonjës i Telekomit të Kosovës vdes nga Covidi

Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së (FSP-PTK) ka njoftuar se ka vdekur nga COVID-19, Jeton Sokoli punëtor i PTK-së.

Në njoftimin e FSP-PTK, thuhet se me pikëllim të thellë, morën lajmin për humbjen e betejës me COVID-19 , të Jeton Sokoli nga Rahoveci.

“Me pikëllim të thellë, morëm lajmin për humbjen e betejës me COVID-19 të kolegut tonë nga Rahoveci Jeton Sokoli. FSP-PTK u shprehë ngushëllimet më të sinqerta kolegëve dhe familjarëve të tij”, thuhet në njoftim./Aleanca.press/