Një vit i Tiranisë Totalitare Globale

Një vit i Tiranisë Totalitare Globale

Dita ime e fundit e Lirisë, si sot 364 ditë më parë.

Shkruan: Dritan Shano

Që atëherë e deri tani gjendem në arrest shtëpie, më është kufizuar lëvizja, puna, jeta, më detyrojnë të vë maskë në surrat, më thonë se çfarë të bëj, si të rroj, në çfarë ore kam liridalje dhe në çfarë jo. Pra, më janë shkelur të gjitha të drejtat dhe liritë e mia individuale, të garantuara nga Karta e të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetuta e vendit tim. Kjo bëhet për të mirën time - kështu thonë.

Në këto 364 ditë kam parë të shpaloset një eksperiment i kontrollit social dhe ekonomik të njerëzve. Ka shumë pak ose aspak prova se ky eksperiment pati ndonjë efekt mbi virusin kinez, por kemi prova të pafundme, çdo ditë, çdo orë, sesi njerëzit që po e kryejnë eksperimentin kanë arritur të shkatërrojnë jetën e miliarda njerëzve.

Kjo traumë do zgjasë, por shpresoj se ka ardhur koha që bota të çlirohet nga kurthi i frikës ku e zhytën eksperimentuesit e pushtetit përmes frikës nga vdekja prej virusit kinez.

E kush e mendonte që publiku do kalonte në panik në këtë shkallë dhe për kaq gjatë. E kush e mendonte se do ishin qeveritë ato që e ushqenin këtë panik dhe këtë arrest të jetës me masat dhe politikat e tyre perverse që nuk funksionojnë. Sepse pavarësisht shkencizmit të profetëve të rremë, virusi luftohet me imunitet dhe jo me ligje e VKM.

Por ja ku jemi, ka qeveri që nuk po dinë si të dalin nga kurthi ku i futi Kina, siç ka edhe qeveri që nuk duan të dalin sepse u pëlqen ky pushtet artificial  mbi njerëzit, që në çdo rrethanë tjetër nuk do ëndërronin që ta kishin. Propaganda e frikës ka bërë që shumica e njerëzve të presin leje nga qeveria të jetojnë jetën e tyre.

E kush e mendonte 1 vit më parë se njerëzit do dorëzonin lirinë, pronën, biznesin, jetën e tyre kaq kollaj, pa asnjë revoltë. Por mjaft që të kishte një celular në dorë, Facebook-un dhe Netflixin dhe para në dorë nga qeveria. Pse, çfarë mutin do më shumë njeriu i sotëm? Kjo është liria për të.

Liria, ajo e vërteta, që të lbyr sytë kur e sheh, për të cilën është derdhur gjaku lumë - me këtë kam parasysh botën më shumë se Shqipërinë - është një koncept i largët për njeriun e sotëm. Por, Liria jeton ose vdes nga karakteri i njerëzve që e duan atë , dhe për dreq për njerëzit e sotëm është më e rëndësishme të jenë të pëlqyer sesa të lirë,

E pra, unë mendoj se 1 minutë i lirë është e mirë se 100 vjet skllav. Të gjallosh nuk është barabartë me të jetosh.  Por dihet që Liria ka peshë të rëndë dhe jo çdokush ka bythë ta mbajë. Këtë vit njerëzit i janë përgjigjur Tiranisë me Apati. T'i trajtosh  të sëmurët dhe gjithë të shëndoshët njësoj është Tiranike, Totalitare. Dhe po nuk dolëm nga apatia? Qari i Kinës dhe i marksist leninistave kudo ku janë.