Numër i lartë rastesh me COVID edhe sot, publikohet raporti 24 orësh

1 / 1

1.

Në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, mësohet se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast me humbje jete si pasojë e infektimit me COVID-19.

Ndërkohë, kanë rezultuar pozitiv 1480 persona nga 3.702 testime në total, shkruan Gazeta Sinjali.

Aktualisht në Kosovë janë 10.684 raste aktive me COVID-19, ndërsa janë shëruar 1435 persona.

Ndryshe, 115 qytetarë janë vaksinuar brenda këtyre 24 orëve.