Nxënësja Elsa Hoti realizon ekspozitën e parë me temën ‘Thellësia’

Nxënësja Elsa Hoti realizon ekspozitën e parë me temën ‘Thellësia’

Nxënësja e shkollës “International Maarif Schools of Kosova”, Elsa Hoti, sot ka mbajtur ekspozitën e parë individuale të artit figurative me temën “Thellësia”, në Bibliotekën Kombëtar në Prishtinë.

Në 27 pikturat e paraqitura në këtë ekspozitë shihet një abstrakt, ku autorja e kësaj ekspozite Elsa Hoti, thotë se e ka paraqitur brendësin e saj përmes pikturave, pa përdorur fjalë.

Ajo tregoi se përse e ka quajtur këtë ekspozitë me emrin “Thellësia”.

“Për shkak se piktura sjell në siperfaqë tërë thellësinë time, ku përmes pikturës kam vënë në pah gjendjen time emociale pa perdorur fjalë”, tregoi Hoti.

Më tej Hoti tha se për ta përfunduar këtë ekspozitë ju kanë dashur tri vite.

“Për t’i përfunduar pikturat më është dashur rreth katër vite, pra kam filluar në vitin 2017 dhe e kam përfunduar tani në vitin 2021”, shtoi ajo.

Krejt në fund Elsa pati një porosi për të gjithë moshatarët e saj, sa I përket realizimit të ëndrrave të tyre.

“Jepni maksimumin për atë që ju dëshironi dhe ëndrroni, sepse asgjë nuk është e pamundur. Nëse vërtetë dëshironi diçka mund ta arrini me punë dhe vullnet”, përfundoi ajo./Aleanca.press/