OAK–i bën thirrje Qeverisë të zhbllokojë bizneset e të mos vije deri tek një kolaps zinxhiror

OAK–i bën thirrje Qeverisë të zhbllokojë bizneset e të mos vije deri tek një kolaps zinxhiror

Oda e Afarizmit të Kosovës sot ka bërë një shkresë drejtuar Kryeministrit Kurti, Zëvendëskryeministrit Bislimi, Ministrit Peci, Ministrit Aliu e KPMM-së për të shprehur shqetësim të thellë për moskoordinimin e institucioneve të Kosovës, si rezultat i së cilës janë bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune.

Përmes kësaj shkrese OAK ka kërkuar nga kryeministri dhe ministrat me urgjencë të zhbllokojnë këto biznese në mënyrë që të mos vije deri tek një kolaps zinxhiror dhe të shkaktohen humbje të jashtëzakonshme për bizneset, të punësuarit dhe të hyrave për vendin.

“Ky reagim vije si rezultat i mos përgjigjes së institucioneve të Kosovës, respektivisht MBPZHR, MMPHI dhe KPMM, që oda ka një kohë të gjatë që është duke kërkuar takime qoftë individuale apo edhe të përbashkëta, në mënyrë që qindra kërkesa të cilat janë depozituar tash e një kohë të gjatë të trajtohen dhe të lejohet vazhdimi i punës për këto biznese” thuhet në kumtesën e tyre.

OAK ka kërkuar gjithashtu edhe njëherë nga Peci, Aliu e KPMM, tashmë edhe publikisht një takim urgjent për trajtimin dhe zgjidhjen e këtyre problemeve.

“Problemi kryesor qëndron tek mos vazhdimi i pëlqimeve dhe kontratave nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës dhe pëlqimeve dhe lejeve mjedisore nga MMPHI, si rezultat i të cilave është bllokuar edhe KPMM. OAK dhe bizneset janë të gatshme dhe në pritje që çdo kohë të takohen për trajtimin dhe zgjidhjen e problemit”, thuhet tutje në kumtesën e OAK./Aleanca.press/