OVL e UÇK-së kundër dënimit me vetëm 22 vjet burg: Tasiq ta marrë dënimin e merituar

OVL e UÇK-së kundër dënimit me vetëm 22 vjet burg: Tasiq ta marrë dënimin e merituar

Sot Gjykata Themelore e Prizrenit ka dënuar me 22 vite burg të akuzuarin për krime lufte në Kosovë, Darko Tasiq.

Pas shpalljes së aktgjykimit, ka pasur përleshje në mes protestuesëve dhe zyrtarëve policorë, në shënj paknaqësie me denimin e vogël ndaj të akuzuarit për krime lufte.

Ndaj këtij aktgjykimi ka reaguar edhe Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se Gjykata Themelore në prizren ka shqiptuar denim të vogël ndaj Darko Tasiq i cili ka kryer krime mizore ndaj popullatës civile shqiptare.

“Gjykata Themelore në Prizeren ka shqiptuar një dënim shumë të vogël ndaj Darko Tasiq i cili ka kryer krime mizore ndaj popullatës civile shqiptare së bashku me forcat policore dhe para ushtarake, ka plaçkitur e shkatërruar pasuritë e shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka thënë Gucati.

Ai ka thënë se nuk pajtohen me vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, sepse Tasiq ka kryer krime mizore, andaj duhet të marrë denimin e merituar.

 

Postimi i plotë:

Gjykata Themelore në Prizeren ka shqiptuar një dënim shumë të vogël ndaj Darko Tasiq i cili ka kryer krime mizore ndaj popullatës civile shqiptare së bashku me forcat policore dhe para ushtarake, ka plaçkitur e shkatërruar pasuritë e shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, nuk pajtohemi me vendimin e Gjykats Themelore në Prizeren që ka shqiptuar një dënim shumë të vogël për krimeve mizore që ka kryer Tasiq në popullsinë civile shqiptare, Tasiq duhet ta marrë dënimin e merituar!/aleanca.press/