Pandemia ka rritur varësinë ekonomike të Gjermanisë nga Kina

Pandemia ka rritur varësinë ekonomike të Gjermanisë nga Kina

Ministri gjerman në detyrë i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha sot se pandemia Covid-19 ka rritur varësinë ekonomike të Gjermanisë nga Kina në shumë fusha.

Ne kemi përjetuar dhe është dashur të provojmë se sa të varur jemi bërë nga Kina” tha Spahn në një konferencë ekonomike të organizuar nga e përditshmja Süddeutsche Zeitung, duke vënë në dukje rritjen e importeve të maskave për fytyrën dhe pararendësve mjekësorë nga Kina, shkruan Reuters.

Vetëm kjo do të ia vlente të diskutohej në një samit ekonomik më vete, çështja se si mund të bëhemi pak më pak të varur nga Kina sërish në vitet e ardhshme”, shtoi Spahn./Aleanca.press/