Para fundit të vitit, presidenti kroat vjen në Kosovë për vizitë dyditore

Para fundit të vitit, presidenti kroat vjen në Kosovë për vizitë dyditore

Presidenca kroate sot ka njoftuar se Zoran Milanoviq, do ta vizitojë Kosovën më 23 dhe 24 dhjetor.

Vizita e presidentit kroat do të bëhet me ftesë të presidentes Vjosa Osmani. Ai pritet të takohet me Kurtin, ndërsa do t’i vizitojë edhe pjesëtarët e Ushtrisë Kroate që erdhën në nëntor në kuadër të një operacioni të KFOR-it.

“Presidenti Milanoviq, përveç takimit tete-a-tete me presidenten Osmani-Sadriu, do të marrë pjesë edhe në takimin e delegacioneve të dy vendeve, si dhe takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vizita e Presidentit të Republikës te pjesëtarët e Ushtrisë Kroate është paraparë në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë, sepse presidenti Milanoviq natën e Krishtlindjes do ta kalojë me ushtarët kroatë. Në Republikën e Kosovës është kontingjenti i 36-të kroat, me 141 pjesëtarë të HV-së. Presidenti Milanoviç i përcolli ata më 22 nëntor 2021, kur pjesëtarët e Ushtrisë Kroate udhëtuan në Kosovë për një rotacion gjashtëmujor. Vizita në Kosovë do të jetë një mundësi që presidenti Milanoviq të takohet sërish personalisht dhe të bisedojë me ushtarët kroatë të cilët do të jenë larg familjeve të tyre gjatë pushimeve”, thuhet në një komunikatë të presidencës kroate./Aleanca.press/