Paralajmërohet rritje e rasteve me Omircron dhe rëndim i situatës

Paralajmërohet rritje e rasteve me Omircron dhe rëndim i situatës

Numri i dozave të administruara në Kosovë ka shkuar në 1 milion e 67 mijë e 559. Por dy doza të vaksinës nuk mbrojnë nga varianti Omicroni, me ç’rast situata mund të përkeqësohet. Kështu ka paralajmëruar infektologu Hamdi Ramadani.

Nga 22 mostra pozitive me koronavirus, ditë më parë në Kosovë janë konfirmuar nëntë raste me variantin Omicron, që sipas infektologut Ramadani ky variant bashkë me gripin sezonal mund të rëndojë shumë situatën epidemiologjike në vend vetëm brenda pak javësh.

Ramadani ka thënë se paraqitja e këtij varianti të virusit ishte e pashmangshme në Kosovë, duke qenë se është përhapur tashmë në gjithë botën.

Ai ka bërë thirrje që qytetarët të marrin dozën e tretë të vaksinës antiCOVID, për t’u mbrojtur nga Omicroni.

Infektologu Ramadani shtoi se tash e tutje mund të ketë shumë më shumë raste me variantin Omicron dhe nuk përjashtohet mundësia që të rëndohet situata./Aleanca.press/