Parkingu bëhet mollë sherri për deçanasit, 33-vjeçari i hyn grushte të riut të cilit i kërkoi ta largojë veturën

Parkingu bëhet mollë sherri për deçanasit, 33-vjeçari i hyn grushte të riut të cilit i kërkoi ta largojë veturën

Përleshjet mes të rinjve në vendin tonë nuk janë të rralla. Shumë raste kanë përfunduar tragjikisht, duke ngritur kështu shqetësim të madh për sigurinë publike. Motivet për të cilat ndodhin rrahjet mes tyre, shpesh herë janë edhe banale.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në Deçan, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në rrugë, ku 20-vjeçari kishte parkuar veturën e tij në një parking privat e më pas kishte hyrë në një restorant që të merrte ushqim. Pas tij kishte ardhur një person, i cili kishte kërkuar nga ai që ta largojë veturën e tij nga vendi ku e ka parkuar.

20-vjeçari nuk kishte rezistuar dhe ishte nisur bashkë me të dyshuarin që të largonte veturën që aty. Por me të arritur në parking, 33-vjeçari kishte nisur ta sulmojë fizikisht të riun, duke e goditur me grushte dhe si pasojë i ka shkaktuar atij lëndime trupore.

Ai për këtë njoftoi Policinë, të cilët kanë arrestuar personin e dyshuar dhe e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Me urdhër të prokurorit, 33-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë.