Pas takimit me kryetarët e komunave, Ministrja e Turizmit të Shqipërisë takohet edhe me Kurtin

Pas takimit me kryetarët e komunave, Ministrja e Turizmit të Shqipërisë takohet edhe me Kurtin

Krijimi i hapësirave të reja për bashkëpunim në turizëm ishin në qendër të takimit të sotëm ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro.

Në takim u rikonfirmua gatishmëria për të rritur angazhimin institucional për aktivitete të reja të përbashkëta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, në shërbim të  produkteve të reja turistike, ku do të përfshiheshin asetet më të rëndësishme turistike të të dy vendeve.

Organizimi i planifikuar i konferencës “Turizmi i përbashkët Kosovë – Shqipëri” u vlerësua si mundësi për konkretizimin e nismave të përbashkëta.

U theksuan potencialet për investime, duke marrë parasysh pozitën e favorshme gjeografike në rajonin e Ballkanit.