Për rikthimin e Griezmann te Atletico, reagon Simeone: I urojë fat te Barcelona

Për rikthimin e Griezmann te Atletico, reagon Simeone: I urojë fat te Barcelona

Antoine Griezmann ende s’e di se ku do të luajë sezonin 2021/22.

Së fundmi është raportuar për një shkëmbim të mundshëm me mesfushorin e Atletico Madrid, Saul Niguez.

Sipas mediave në Spanjë, bisedimet ishin të avancuara, por ka disa ditë që ato kanë ngecur, derisa tani El Cholo, kur ka dhënë një intervistë ku lë të kuptohet se s’do të ketë shkëmbime, edhe pse asgjë nuk i dihet asnjëherë në futboll.

Diego Simeone e pranoi se ka raporte të veçanta me Griezmannin, por i uron fat te Barcelona.

“Kam një raport të shkëlqyer me Griezmann, flas jashtë kontekstit sportiv. Fëmijët e mi luajnë me fëmijët e tij. Mbi të gjitha, e respektoj për atë që ka dhënë për Atletico Madrid. I uroj më të mirën te Barcelona, Antoine është një futbollist i jashtëzakonshëm”, u shpreh Simeone.

“Deri tani te Barcelona ka luajtur nën nivelin e tij, kurrë më parë nuk kishte shënuar më pak se 20 gola. Kjo është një statistikë e rëndësishme”.

“Uroj të rikthehet lojtari që njohim të gjithë, i uroj suksese me Barcelonën”./Aleanca.press/