Përfitimet që Dokufest ia sjell Prizrenit

Përfitimet që Dokufest ia sjell Prizrenit

Ka vazhduar të mbahet Festviali Ndërkombëtar i Filmit “DokuFest” në Prizren.

Producentja e këtij festivali, Alba Çakalli, njofton se interesimi i mysafirëve nga vende të ndryshme për këtë festival është tejet i madh, njofton Klan Kosova.

“Si hotelet, restorantet, si shtëpitë private që ne bashkëpunojmë me ta, janë të stërmbushura, reagimi i pjesëmarrësve është tejet pozitiv”, ka thënë ajo.

Sipas Çakallit, kësisoj qyteti i Prizrenit po përfiton shumë edhe financiarisht.

E një prej sektorëve që po përfiton është edhe hoteleria. Pronarët thonë se po akomodojnë numër të lartë të personave.

Ndërkaq për mysafirët nga vendet e rajonit, çmimet që ofrohen në Prizren, nuk janë të kushtueshme./Aleanca.press/