Pezullohet protesta e punëtorëve shëndetësorë

Pezullohet protesta e punëtorëve shëndetësorë

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së njofton anëtarësinë, infermierët, mamitë dhe profesionistë tjerë shëndetësor që pas zhvillimeve të fundit e pezullon protestën e paralajmëruar për sot nga ora 12:00.

Pas takimi të Kryetares së FSSHK, Tevide Imeri me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Rifat Latifaj, i njëjti është zotuar për rishqyrtimin e urdhëresave përmes të cilave diskriminohen infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor në QKUK.

Në këtë takim janë dakortuar që të krijohet shpejtë një Grup Punues për rishqyrtim dhe hartim, qoftë edhe të urdhëresave të cilat në realitet do kishin efekt pozitiv në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, mirëpo duke mos i diskriminuar dhe ngarkuar edhe më tepër infermierët në QKUK, të cilët edhe ashtu janë skajshmërisht të mbingarkuar.

Kryesia e Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësor të QKUK ka vendosur që deri në rishqyrtimin e këtyre urdhëresave dhe krijimin e Grupit Punues, të ftoj të gjithë antarësinë, infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor që MOS I ZBATOJNË katër ( 4 ) pikat e urdhëresave të cilat i konsiderojmë diskriminuese, denigruese dhe që kanë elemente të përdorimit të standarteve të dyfishta në raport me komunitetet tona.

Në rast se nuk do anulohet këto urdhëresa, Kryesia dhe Këshilli Drejtues në takimin e javës së ardhshme do angazhohet që të ndërmarrim veprime radikale sindikale për barazi dhe në kundërshtim të tendencave që komunitetet tona të shpërfaqen si të parëndësishme.

Nuk do ketë paqe sociale në QKUK deri sa të kuptohet që komunitetet tona nuk janë qytetar të dorës së dytë, ndërsa poashtu nuk do mund të përjashtohen nga proceset dhe t’u cenohen të drejtat e tyre